Ylli Manjani tashmë i shkaktuar nga posti i Ministrit të Drejtësisë ka rezervuar disa deklarata bombë për fund. I pyetur nga gazetarët për Klement Balilin që është edhe një nga ”pretekstet” pse mund të jetë shkarkuar Manjani, ai ka deklaruar se Balili nuk arrestohet pasi ka lidhje me politikën.
”Ju thoni kokë turku, dikush më thotë kokë greku. Me këtë cështje unë kam qenë shumë i qartë, unë e kam votuar kronologjinë e Ministrisë së Drejtësisë, çdo gjë ka qenë brenda ditës.
Ka vetëm një datë 17 maj 2016, kur Ardian Cipa shefi i Interpolin ka informuar se ndaj Klement Balilit ka urdhër ndërkombëtar. Që nga ky moment duhej arrestuar.
Unë nuk akuzoj askënd. Ky është fakti. Po sigurisht se policët flenë te Santa Quaranta. Nga Data 17 maj ky person duhet të ishte arrestuar, asgjë tjetër”, ka thënë Manjani. (E.K/SHUPLAKA)