Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shkruar në Twitter se sulmet e PS dhe PD në fushatë ndaj LSI nuk janë gjë e re. Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se presim kur do ngrihet çadra tjetër në bulevard.
Postimi i Manjanit:
Pështyma që PS e PD po hedhin ndaj LSI nuk është gjë e re! As lëpirja pas zgjedhore! Presim kur do ngrihet çadra tjetër në bulevard….
PS dhe PD kanë shtuar ditët e fundit dozat e kritikave dhe sulmeve ndaj LSI duke u shprehur se ajo është parti klienteliste. Basha u ka bërë thirrje mbështetësve të vjetër të PD që janë në LSI të kthehen siç thotë ai “në shtëpi”.
Ndërkaq kryeministri Rama është shprehur se dëshiron një qeveri ku timonin ta ketë i vetëm duke u shprehur se nuk do njeri “në prehër”.
(M.D/Shuplaka)