Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, përsërit edhe njëherë akuzat se ministrant e qeverisë flinin me dashnore në hotelin e shumëtëkërkuarit Klement Balili “Santa Quarantën”.
“Po, më ka rënë në dorë dhe ishin të shërbimeve sekrete,” , tha Manjani i ftuar në Dritare me Rudinën. Megjithatë ai nuk pranoi të fliste më gjatë për videot, dhe tha se nuk është ai përgjegjës për mosarrestimin e Balilit, por Policia e Shtetit.
“Ka një datë, 17 maji 2016, kur Interpoli lëshoi urdhër-arrest. Interpol Albania ka pasur dhe ka detyrë ta arrestojë. Policia nuk e ka arrestuar dhe policia mos t’i bjerë anash sepse janë alibi që nuk justifikohen. Jam i vetmi zyrtar që kam kërkuar sistematikisht arrestimin e Balilit. Arrestimin e bën policia, e bën Ardian Çipa. Policia u mundua t’i hedhë fajin prokurorisë por, ishte faji i saj, i policisë së shtetit.”-tha Manjani.
Ylli Manjani u shkarkua zyrtarisht nga detyra më 30 janar, kjo për shkak të deklaratave të tij të njëpasnjëshme, kundër kryeministrit Rama dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Megjithatë, në urdhrin e shkarkimit të Ramës, shkruhej se arsyeja kishte të bënte me përforcimin e marrëdhënieve të qeverisë me parlamentin. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post