Sipas Ylli Manjanit politika ka “gjetur rehat” kur flet me përqindje, pasi njerëzit nuk e gjejnë veten aty dhe flenë të qetë. Për ta ilustruar me një shembull këtë ai merr si rast raportimin e Gallup të pak kohëve më parë ku rezultoi se 56% kërkojnë të ikin nga vendi.
Për këtë Manjani shkruan se nuk u bë ndonjë lajm i madh madje komente pothuajse nuk kishte fare, ndërsa krejt e kundërta ndodhi Kur Agim Hushi apo Shpëtim Saraçi shprehën publikisht zgjedhjen e tyre për t’u larguar nga Shqipëria, lajmet nuk pushojnë për këta.
Kjo sipas tij vjen pasi tek ne gjithmonë shpallet fajtor individi ai që flet “u bë ai/ao të flasë”, shkruan Manjani.
POSTIMI I PLOTË:
Njeriu si statistikë…
—–
Kur Gallup raportoi se 56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi i tyre, u kalua me një lajm e me disa deklarata politike të thata. Komente thuajse skishte fare…
Kur Agim Hushi apo Shpëtim Saraçi shprehën publikisht zgjedhjen e tyre për t’u larguar nga Shqipëria, nuk pushojnë lajmet e nuk mbarojnë komentet….
Prandaj dhe politika ka “gjetur rehat”, kur flet gjithnjë me përqindje….
X apo Y përqind është thjesht një statistikë. Njerëzit nuk shohin asgjë të veten në atë përqindje ndaj flenë të qetë…
Ndërkohë gjithmonë shpallet “fajtor” individi, veçanërisht ai që flet… “U bë ai/ajo të flasë”…
Ndërkohë njeriu/njerëzit që janë shkaktarë të problemit, skanë faj!!!
Sëmundje e rëndë kjo…
(B.H/Shuplaka)