21:24 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Manjani: Projekti 1 miliardë euro i Ramës është pastrim parash për hashashin

15:48 | 05/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manjani: Projekti 1 miliardë euro i Ramës është pastrim parash për hashashin

Ylli Manjani ka reaguar për projektin 1 miliardë euro të shpallur nga Kryeministria.  Sipas Manjanit projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është pastrim parash. “Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti”, shkruan ndër të tjera Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook.

 Postimi:

“Përshëndetje,

Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.

Skema tipike e pastrimit të parave që vijnë nga ekonomia e zezë dhe kriminale kërkon një kontratë (shërbim, Koncension apo PPP) me qeverinë, një bankë që të jetë garante dhe një shtet të paralizuar (për tu mbrojtur nga ndjekja penale).

Oferta në shuma të tilla u vijnë gjithmonë qeveritarëve. Njerëz të ndryshëm me ose pa kravatë shfaqen gjithmonë nëpër zyra ministrash e kryeministrash me ofertën “kam para por dua ti investoj, mundësisht në Infrastrukturë”. Deri më sot qeveritë tona i kanë refuzuar këto oferta sepse ishin pastrim parash.

Kryeministri sot shfaqet jo si refuzues, por si ofertues dhe pranues i ofertes se vet. Kështu ndodh vetëm kur je vetë edhe në krye të parave edhe në krye të qeverisë!

Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit pubblik. Konsensionet jane borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i rregjistron si boxh menjëherë.

Tani i mblodhen paratë e gati tre viteve aktivitet informal e kriminal të kultivimit dhe tregëtimit te hashashit, por edhe aktiviteteve të tjera të paligjshme. Thuajse askush nuk u dënua apo iu sekuestrua pasuria! Vetëm viktima të krimit dhe disa malësorë Lazaratas janë shumë pak për të provuar suksesin imagjinar të Kryeministrit në luftën kundër drogës. Drejtësia në këtë rast nuk është 100% fajtore, sepse shumë pak nga ata që u kapën i shpëtuan denimit! Trafikantët e vërtëtë vetëm u pasuruan dhe tani janë gati të investojnë.

Sulmi me qëllim bllokimin e Prokurorisë synon në thelb të garantojë siguri për investitorët “trafikantë” që nuk do ketë hetime kur paratë të filojnë të dalin në sipërfaqe!

Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.

Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet.

Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja.

Shqiptarët nuk mund ti lajnë borxhet trafikantëve njësoj si kreditorëve seriozë të derisotëm!

Si fillim nuk duhet të largohet FMN…”, shkruan ai në Facebook. 

 

 

 

 

 

Etiketa: pastrim parashprojektiylli manjani
Pas

Princi Harry dhe aktorja dorë për dore në Londër, miqtë: Janë fejuar

Para

Deputeti i PS nga “Santa Quaranta”: Balili familje punëtore, turp t’i quash “Eskobar”

Para
Deputeti i PS nga “Santa Quaranta”: Balili familje punëtore, turp t’i quash “Eskobar”

Deputeti i PS nga “Santa Quaranta”: Balili familje punëtore, turp t’i quash “Eskobar”

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.