Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një analizë mbi procesin e deritanishëm të vettingut ku sipas tij ishte një proces i kontrolluar nga qeveria.
Ndër të tjera, Manjani thotë se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që hetuan, akuzuan, gjykuan e dënuam bandat e njohura kriminale në vend, u shkarkuan.
“Pasuria e pa justifikuar”, që bëri shumë nga prokurorët dhe gjyqtarët të mos kalonin vettingun, sipas Manjanit u perdor si një element propagandistik për të bërë të besueshme pisllëkun që u gatua.
Ish-ministri shprehet se Komisioni i Apelimit ka ende një shanc të vendosë drejtësinë mbi procesin, ose pëndryshe drejtësia selektive legalizohet.
E plotë:
Disa gjetje të rënda nga Vetting-u i derisotëm.
————
1. Thuajse të gjithë prokurorët dhe gjykatësit që hetuan, akuzuan, gjykuan e dënuam bandat e njohura kriminale në vend, u SHKARKUAN!
I zuri vettingu, për të cilin bën moral Taulanti dhe Rilindasit. Meqë Sot po vërtetohen se të dënuarit janë miqtë familjarë te Taulantit, llogjika të thotë se vettingun po e bëjnë të DËNUARIT!
Pra nuk është drejtësi, por hakmarrje ndaj drejtësisë!
- Një “kontakt i pa përshtatshëm” mund të jetë i tillë për dikë, por “burrë i mirë” për dikë tjetër. Ky rregull zbatohet jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por edhe për Taulantin me shokët e tij Rilindas.
Pra afrimi i “kontatit të pa përshtatshëm”, qoftë edhe indirekt me një gjykatës, që i është bërë beja për ta heqë, është gjë e keqe. Ndërsa kur takohen me Taulantin dhe shokët e tij, ata janë të gjithë “burra të mirë” e madhe edhe “familjarë”!
Ndërkohë Taulanti dhe shokët e tij vetëm bëjnë moral për vettingun.
Moral bandash, moral padrejtësie, moral sundimi! Moral leshi!
- Komisionet e Vettingut, këto të shkallë së parë, jo vetëm që nuk i trajtuan njësoj të vettuarit, por nuk paskan pyetur fare këta të ONM-s!
Pra deklaratat që të huajt po kontrollojnë proçesin janë fallse dhe krejt të pa bazuara. ONM vetëm ka protestuar ndaj vendimeve të KPK.
SELEKTIV sa më ska ishte ky proces! Qartësisht i kontrolluar nga qeveria. Direkt nga Kryeministria…
- Bashkë me “të ligjtë” dogjën edhe ndonjë “tyrin”. Kjo u bë për efekt të lojrave të brendshme ndërmjet tyre.
Sherri Kryeministri- (krye)Ministri e Brendshme është evident.
- Askush nga “të pakënaqurit” nga drejtësia, përveç të dënuarve miq të Rilindjes, nuk po e gjen të drejtën.
Vettingu ishte një mashtrim i madh në emër të tyre. Në të vërtetë u bë vetëm për t’a vënë nën kontroll të qeverisë. Gjithnjë në emër të popullit! Të atij të pakënaqur me drejtësinë!
Tani ta gëzojmë të gjithë drejtësinë POLITIKE!
- Pasuria e pa justifikuar ishte loja!
Ajo u perdor si një element propagandistik për ta bërë të besueshme ate pisllëk që gatuan.
Po kur thonë “ nuk justifikon pasurinë”?!
Hahahahahhaha. A thua se te vetën e justifikojnë!
- Komisioni i Apelimit ka ende një shanc të vendosë drejtësinë mbi procesin, ose të legalizojë drejtësinë selektive, të pa ligjshme dhe të dhunshme të Rilindasve të KPK.
(B.H/Faxweb)