Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka habitur ditën e sotme me një postim të tijin në llogarinë në “Twitter” ku ndan mendimin e njëjtë me profesorin Artan Fuga që vazhdimisht ka shprehur qëndrimin pro protestës së opozitës, e cila sot ka hyrë në ditën e 14-të të saj.
Në reagimin e shkurtër, por të fuqishëm të tij, Manjani shprehet se “në çadrën e lirisë dhe të zgjedhjeve të lira të gjithë duhet të rrimë”.
“Ka të drejtë Prof. Fuga! Në çadrën e lirisë dhe të zgjedhjeve të lira të gjithë duhet të rrimë! Shqiptarët duhet të zgjedhin,jo të votojnë!”, shkruan konkretisht Ylli Manjani.
Pavarësisht se ai vazhdon të jetë anëtar i forumeve të LSI-së, që është pjesë e koalicionit qeverisës, Manjani nuk i ka kursyer aspak akuzat me reagimet e herëpashershme të tij. (XH.A/SHUPLAKA)