Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani përmes një reagimi në rrjetet sociale ka folur për situatën në të cilën ndodhet sot sistemi i drejtësisë në vend, dhe për Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij emërimi i gjyqtarëve në GJK nuk e zgjidh aspak situatën, madje e përkeqëson atë.
Manjani shprehet se jo më kot Gjykata e Lartë përbëhet nga një numër tek anëtarësh, që të mos ketë vendime që merren me një numër të barabartë votash me anëtarëve.
Ish-ministri shton se e vetmja zgjidhje për të kthyer në shinat e duhura Reformën në Drejtësi është që të ketë zgjedhje të lira në vend dhe një parlament të zgjedhur me votat e lira të qytetarëve.
Postimi i plotë i Manjanit:
Që të jemi prap të qartë:
Ideja që ka Rilindja dhe disa misione të huaja se duke emëruar 6 gjykatës në Gjykatën Kushtetuese do ta zgjidhë problemin, është e GABUAR.
Gjykata Kushtetuese, jo pa qëllim, përbehet nga 9 anëtarë, pra me një numër tek. Qëllimi është që të sigurohet një vendimmarrje brenda gjykatës.
Se ja ta zëmë e bënë Gjykatën me 6 anëtarë, 3 të zgjedhur nga Parlamenti e 3 nga Presidenti. 6 gjykatësit mblidhen për të marrë vendim dhe ndahet 3 me 3. Çfarë ndodh?!
Duhet se zbën edhe 3 të zgjedhurit nga Gjykata e Lartë. Kjo e fundit është e shkrirë dhe ska gjssë të bëhet shpejt…
Ja pra që nuk është zgjidhje, sepse prap do jemi pa gjykatë edhe me gjykatës të emëruar…
Kot vijnë vërdallë me rrena! Duhet të marrin përgjegjësinë që ju takon për këtë katastrofë dhe të kërkojnë zgjidhje.
Zgjidhja fillon nga krijimi i Parlamentit pluralist me zgjedhje të menjëhershme.
Të tjerat janë rrena që zgjasin agoninë…