Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar ashpër ambasadorin amerikan Donald Lu në lidhje me deklaratën e ambasadës amerikane pas protestës së opozitës.
I ftuar në emisionin “Opinion’ Ylli Manjani ka thënë se ajo deklaratë është tërësisht politike, ndërsa shton se Donald Lu mbështet kryeministrin.
Ai tha se deklarata ka dhe pasaktësi pasi nuk është e vërtetë që Adriatik Llalla nuk ka hetuar penalisht politikanë, duke nënkuptuar rastin e fundit të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
“Endri Fuga do ta kishte shkruajtur më bukur, është plotësisht politike. E përshëndes atë deklaratë se më mirë është që ti thojë gjërat hapur. Por ajo deklaratë ka pasaktësi. Së pari Kryeprokurori që iku nuk është e vërtetë se nuk ka ndjekur politikanë penalisht, patëm dhe rastin më të fundit që nuk u lejua.
Ambasadorii amerikan ka bërë një shkollë për të gënjyer, ambasadorët gënjejnë. E çfarë që flet në emër të SHBA-së, ai mbron kryeministrin”, tha Manjani. (B.H/Faxweb)