Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se procesi i Vetingut është shndërruar në një luftë klasash.
Sipas tij ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë ka pasur një sërë presionesh, si në asnjë vend tjetër ku është kryer reforma në drejtësi.
Sipas Manjanit, për të zgjedhur anëtarët e vettingut, së pari; verifikohet pasuria, verifikohet integriteti dhe profesioni, dmth, ana profesionale se si i kanë marrë vendimet këta njerëz.
Ai tregoi se vendimi më i parë i vettingut, na del borxhi i motrës së atij, përgjegjësia e Fatos Lulos, del se ndaj tij nuk kishte asnjë fjalë profesionale.
“A mund të më thotë dikush mua, të hedhë poshtë rezultatin e censusit, 2.7 banesa për banorë i dalin shqiptarëve. Çfarë janë këta, duhen hetuar. Shkojnë njerëz të vettingut në shkollë dhe shohin fëmijët 10-vjeç dhe i thonë ta shikoj pak jakën dhe ta shikoj se kush ta ka blerë”.
Po ashtu Manjani ka treguar se personave që iu bëhet një hetim pasuror nuk iu kursehet as kontrolli te fëmijët dhjetë vjeçar.
Sipas Manjanit në një nga shkollat e Tiranës, persona të paidentifikuar kanë ndaluar fëmijën 10-vjeçar për të kontrolluar markën e veshjeve që ai mbante.
‘’Një fëmije 10-vjeç i kanë shkuar dy persona të paidentifikuar për ti parë jakën e bluzës çfarë marke e kishte, turp të ketë ajo shkollë”, u shpreh Manjani.
(E.K/FAXWEB.AL)