Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaron se zgjedhjet mund të mos kryhen në 18 qershor siç është vendosur, por mund të shtyhen deri në vjeshtë.
Në një reagim në “Twitter”, për t’ju përgjigjur pyetjeve se a do bëhet apo jo koalicioni PS-LSI, Manjani shprehet se si fillim duhet të sigurohemi se do ketë zgjedhje.
“Kërkohet një përgjigje për koalicionin. Por a do ketë zgjedhje? Se duket se kemi ngelë për vjeshtë! Në fillim zgjedhjet pastaj shohim…”, shkruan Manjani. (D.D/Shuplaka)