Pas shumë viteve mungesë Manjola Nallbaniu rikthye këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH. Edhe pse kanë kaluar tri ditë pas finales, dje ajo ka reaguar publikisht përmes një statusi në rrjetet sociale, ku mes të tjerash tregon se nuk ka qenë dhe aq e kënaqur me jurinë.
Manjola thotë se nuk ka asgjë me Gentin dhe këngën e tij fituese “Mall”, por, ndryshe nga shumë këngë të tjera të mira në festival, ajo kishte dëgjuar për këngën e Gentit që para 20-ditësh që do ishte fituese.
Sipas saj, derisa u tha çmimi i parë, ajo nuk pati asnjë surprizë, ndaj rikthimin e vet në këtë skenë e quan të nxituar. Për më tepër, duke iu drejtuar jurisë, Manjola shkruan se ajo akoma nuk e di e sata është renditur në këtë festival.
“Arsyeja kryesore pse po shkruaj pas festivalit eshte te falenderoj me gjithe shpirt publikun, qe me dha aq dashuri dhe mbeshtetje, duke qene e vetmja kenge qe u kthye ne te 2 netet e konkurimit. Nje kenaqesi bashkepunimi me talentin @elgitdoda qe krijoi muziken dhe @rozana_radi per ato vargje aq te bukura qe i kendova e i ndjeva ne cdo germe! Talent si gjithmone @enadaatnikolla ne realizimin e veshjes.
Falenderoj me shpirt secilin nga ju miqte e mi per vleresimin, mbeshtetjen dhe urimet qe me keni bere kudo dhe pse pjesa me e madhe e mbeshtetesve te mi, nuk jane moshe dhe kategori qe te kalojne diten duke bere like e komente ne rrjete sociale! Fundja ky eshte qellimi i gjithe karrieres sime, qe t’ju jap emocione te bukura permes zerit dhe shpirtit tim.
Nuk kam asgje me fituesin, sepse Eugenti eshte kengetar shume i mire e kenga ishte e bukur po nje gje nuk kuptova: po kaq kengetare e kenge shume te mira ishin dhe te Elton Deda, @ikonomimariza , @redon.makashi e ndonje tjeter dhe sigurisht kenga ime “I njejti qiell” po per asnje nga keto nuk kisha degjuar qe do ishin fitues qe para 20 ditesh si per fituesin aktual, megjithese kenge fituese apo jo, kuptohet vetem ne momentin kur kengetari kendon live ne skene.
Kete shqetesim e kam ndare me kedo qe kam folur e takuar shume dite para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as kete vit, nuk pata asnje surprize kur u tha cmimi i pare, sic ndodhte dikur. Megjithate reagimi dhe dashuria juaj jane arsyeja e vetme qe me bene te mos pendohem deri ne fund qe iu riktheva festivalit! Sa per jurine, une akoma sot nuk di e sata u rendita ne kete festival! Kaq e kisha detyrim per veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi te lumtur bashke me njerezit tuaj te dashur”, shkruan Manjola në reagimin e saj.
(E.K/FAXWEB)