Manjola Nallbani është një ndër këngëtaret më të dashura nga publiku shqiptar e cila me zërin e rrallë dhe talentin që e karakterizon ka arritur që të fitojë zemrat e shumë personave.
Për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj, më datën 16 maj ajo mbajti një koncert recital të titulluar “Jetë me ju” dhe siç theksoi këngëtarja ditën e sotme në emisionin “Jo vetëm modë” ka rezultuar mjaft i suksesshëm.
Mirëpo gjatë intervistës me moderatoren Orinda Huta nuk munguan edhe lotët nga ana e Manjolës teksa po fliste për dy vajzat e saj dhe faktin që të jetojë larg tyre.
Pjesë e recitalit në fjalë ishte edhe një këngë të cilën Manjola ia kushtoi vajzës që prej vitesh jeton jashtë vendit, specifikisht në Londër.
Duke qenë se largësia dhe malli që ndjen për të është i madh, Manjola u shpreh sot se emocionohet shumë sa herë që këndon për të.
“Ne jemi prindër shumë të lidhur me fëmijët. Unë edhe kur shkoj jashtë dhe më thonë, akoma nuk je mësuar dhe unë u them: kurrë nuk kam për t’u mësuar. Sa të kem jetë nuk do mësohem me këtë gjë. Këtë këngë nuk desha ta këndoj në mes se e di se sa herë ta këndoj kam këtë lloj ndjesie!”- tha këngëtarja e përlotur. /iconstyle.al