12:21 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Manovra të rrezikshme në det, trafikantët hodhën drogën, si u kap gomonia me dy shqiptarët në bord

10:13 | 20/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ndihmë, kemi ngelur në mes të detit”, skafi me 4 persona rrezikon të mbytet në Karaburun

Tjetër rast i trafikimit të dropgës me gomone nga Shqipëria drejt Italisë, është goditur në sajë të bashkëpunimit mes policive të të dy vendeve.

Kështu pas ndjekjes së një gomoneje në det nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja e dy shtetasve me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Para se të kapeshin ata kanë kryer një sërë manovrash në det në përpjekje për të shmangur Policinë. Po ashtu paraprakisht mësohet se drogën e kanë hedhur në det, nga ku deri më tani janë nxjerrë rreth 600 kilogramë.

DETAJET E POLICISË: 

Operacion i përbashkët antidrogë për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë Italiane.

Pas aktivizimit të alarmit nga Policia Kufitare e Vlorës dhe Guardia di Finanza në Shqipëri në orët e vona të natës së djeshme ka filluar nê det një operacion antitrafik.

Falë një pune të përbashkët të , Policisë Kufitare, Delta Forcë, D.V.P.Vlorë, QNOD, Rojes Bregdetare shqiptare, NUFROM i Guardia di Finanza dhe Guardia di Finanza në Bari të koordinuar nga njësia ajrore e Frontex u finalizua me sukses ndalimi i një gomoneje, që tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në drejtim të Italisë.

Në bordin e gomones janë kapur dhe arrestuar dy skafistë shqiptar me inicialet L.R. vjeç 34 dhe H.D. vjeç 23.

Gjatë ndjekjes dy trafikantët u përpoqën t’i shmangeshin disa herë patrulluesve dhe forcave policore që i ndiqnin duke kryer manovra të rrezikshme në det.

Në fund para se të ndaloheshin dy trafikantët hodhën lëndën narkotike në det, e cila po rekuperohet ku deri tani janë rikuperuar rreth 600 kilogramë Marjiuanë.

Ndalimi i gomones u bë në ujërat territoriale italiane.

Më pas falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, QNOD, Rojes Bregdetare, GdF dhe Frontex, u finalizua me sukses operacioni ku u bllokua gomonia me dy skafistët dhe lëndën narkotike.

Rezervohen për detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: detgomonendjekje
Pas

Benjamin Netanyahu dhe Vladimir Putin takim diskutimi për Lindjen e Mesme

Para

Kërkohej në Itali, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari. Edhe në momentet e ndalimit nga Policia u kap me tre shkelje

Para
Kapoja i bandës së gjobvënësve në Shkodër, djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak (FOTO)

Kërkohej në Itali, arrestohet në Tiranë 23-vjeçari. Edhe në momentet e ndalimit nga Policia u kap me tre shkelje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Harvard padit Trumpin për ndalimin e hyrjes së studentëve të huaj

Kurban Bajrami në botë, lufta me Izraelin nuk ndalon besimtarët të mblidhen në Al-Aqsa

Një hetim i hapur dhe 3.2 miliardë $ dëm financiar, humbjet që mund të pësojë Elon Musk nga përplasja me Trump

U përfshinë në aksident pas një grabitjeje, vdesin 3 shqiptarë në Spanjë

Shëngjin – Goditen dy raste kriminale: shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje

Izraeli paralajmëron Libanin: Do ju sulmojmë derisa Hezbollahu të çarmatoset

Rusia nis sulmin masiv, vriten katër persona dhe shkatërrohen ndërtesa banimi

Zjarr në një ndërtesë 13-katëshe në Turqi, humbin jetën një grua dhe tre fëmijë

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Plagosje edhe në Sarandë! Sherr mes të rinjve, dhunë dhe përplasje makinash

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.