Është bërë e zakonshme tashmë, që opozita të protestojë sa herë që ka seanca plenare, pavarësisht surprizave nga pala tjetër, që mund të ndërrojë ditën ose orën.
Kështu ka ndodhur dhe së fundi, ku mazhoranca ka bërë të ditur se seanca do të mbahet të mërkurën në orën, 10:00. Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se po organizohen të gjitha strukturat, për të organizuar protestën e 8-të të opozitës.
Kujtojmë se që pas djegies së mandateve PD dhe LSI janë mobilizuar në protesta të përjavshme përpara parlamentit, me qëllim shtimin e presionit në radhët e qeverisë, si dhe arritjen e qëllimit final që janë zgjedhjet e parakohshme.
Nga ana tjetër një problem tejet shqetësues për të dy forcat opozitare janë rrjedhjet e shumta nga listat e kanidatëve, të cilët po formojnë ‘’opozitën e re” në Kuvend.
(E.K/FAXWEB.AL)