Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit dhjetra qytetarëb jasnë mbledhur para gosdinës së Bashkiosë për të protestuar kundër mbetjeve që janë grumbulluar në zonën periferike të Manzës.
Qytetarët kërkojnë largimin e menjëhershëm të mbetjeve nga vendgrumbullimi i përkohshëm pasi shkakton ndotje masive dhe rrezikon shëndetin dhe jetën e banorëve.
Prej ditësh është hapur një debat për shkak të moskoordinimit të institucioneve për mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve në qytetin bregdetar, ndërsa së fundmi është vendosur që ato të sillen në Sharrë të Tiranës.
Banorët e Manzës janë ngritur në protestë për ditë me radhë, për shkak të hedhjes së mbetjeve urbane të qytetit të Durrësit në zonat përrreth tyre. Dhjetra banorë janë organizuar për të bllokuar kamionët me plehra që do të hidheshin në Manzë, dhe më pas do të digjeshin duke shkaktuar një masakër mjedisore.
Kanë rënë në sy edhe posterat e përdorur nga qytetarët në këtë tubim:
“I kishim mirë plehrat vetëm në parlament pse na i nxorrët edhe rrugëve?1”, shkruhet në njërin nga posterat.
“Kur i keni plehrat n’fyt nga ju rrotullohen sytë?”, shkruhet në një tjetër postër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post