09:43 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Maqedoni, dështon seanca parlamentare për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe

21:12 | 06/03/2018
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Maqedoni, dështon seanca parlamentare për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe

Dështojnë përpjekjet e Kuvendit për leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Fillimisht seanca e caktuar për në orën 12 u shty për në orën 15, por edhe këtë herë deputetët nuk u thirrën në sallë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Burime nga partitë parlamentare bëjnë të ditur se shtyrja e leximit të tretë, respektivisht shqyrtimit të mbi 35 mijë amendamenteve të VMRO-DPMNE-së u bë për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes partnerëve të koalicionit, LSDM-BDI. Kjo e fundit përfshi edhe kreun e Kuvendit ka kërkuar që leximi i tretë të kalojë pa shqyrtuar asnjë amendament të opozitës, por nga ana tjetër socialdemokratët nuk kanë pranuar një veprim të tillë.

Sipas partisë së Kryeministrit Zoran Zaev, shqyrtimi i amendamenteve nuk është i domosdoshëm, por votimi i tyre një për një duhet bëhet, veprim ky i cili do të zgjaste me muaj. Kjo mos marrëveshje ka bërë që seanca për leximin e tretë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve të dështojë edhe njëherë dhe të shtyhet në afat të pacaktuar.

Nga ana tjetër tjetër deputetët e VMRO-DPMNE-së, si zakonisht për seancën ku duhet shqyrtuar mbi 35 mijë amendamentet për këtë ligj u kthyen në Kuvend. Prononcimet e tyre në takime jo formale me gazetarët ishin të shkurtra, Kuvendi duhet të veprojë sipas Rregullores.

Tashmë disa javë, amendamentet e partisë së Hristijan Mickoskit po qëndrojnë në sirtarët e Kuvendit. Vetë kreu i VMRO-DPMNE-së, pak ditë më parë deklaroi se variant i vetëm për tërheqjen e partisë së tij nga amendamentet është anulimi i ligjit aktual dhe hartimi i tij më konsensus të gjerë dhe më përfshirjen e ekspertëve. Por partia e Ali Ahmetit nuk pranon një gjë të tillë. Sipas tyre, ligji duhet të miratohet ashtu si kaloi fazat paraprake, duke mos pësuar asnjë ndryshim.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar ndërsa më 17 janar, Presidenti Gjorge Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij nën arsyetimin se i njëjti bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenon karakterin unitar të shtetit. Ligji për shqipen, përveç në Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, ishte edhe njëri ndër parakushtet e subjekteve shqiptare për formimin e Qeverisë. Alsat-M

Etiketa: gjuha shqipemaqedoniTalat Xhaferri
Pas

30% e administratës publike, e jashtëligjshme, ja verifikimi i kryer…

Para

Rama shkarkon drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, emëron punonjësen e vet

Para
Rama shkarkon drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, emëron punonjësen e vet

Rama shkarkon drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, emëron punonjësen e vet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

“Çdo ditë paqeje është një dhuratë”, Myftiu i Elbasanit përcjell ceremoninë e faljes

Izraeli sulmon Bejrutin jugor në prag të festës fetare

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete, devijohet trafiku

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

Kurban Bajrami, qindra besimtarë falin namazin në Kukës

U përmbys gjatë lëshimit, Koreja e Veriut nxjerr në sipërfaqe shkatërruesin 5 mijë tonësh

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë falin namazin në Durrës

Kurban Bajrami në Vlorë, besimtarët mysliman falin namazin, Myftiu Hoxhleku jep mesazh paqeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.