13:18 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shënohen 51 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, shumica në qytetet me popullsi shqiptare

14:45 | 19/04/2020
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shënohen 51 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, shumica në qytetet me popullsi shqiptare

Deri më tani janë regjistruar 51 viktima nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar për dy viktima të reja, një në Shkup i moshës 66 vjeç dhe një tjetër i moshës 83 vjeç në qytetin e Prilepit.

Numri më madh i viktimave, gjithsej 13, është në qytetin e Kumanovës ndërsa më pas vjen Struga me 10 dhe Shkupi me 9 viktima.

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 37 raste të reja ne koronavirus që shkakton sëmundjen COVID -19. Prej tyre, 9 të infektuar janë regjistruar në Kumanovë dhe 8 në Shkup ndërsa numër më i vogël në 5 qytete tjera. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar ka arritur në 1,207. Të sëmurë aktiv janë 977 persona ndërsa 179 janë shëruar.

Drejtuesit e institucioneve ndërkohë kanë vazhduar me thirrjet drejtuar qytetarëve, në veçanti besimtarëve të krishterë që të mos dalin nga shtëpitë gjatë festës së pashkëve dhe të respektojnë masat e qeverisë për mbrojtje nga përhapja e koronavrusit, shkruan REL.

Në gjithë vendin nga e premtja ka hyrë në fuqi ora policore, për kufizimin e plotë të lëvizjes deri në orën 05.00 të mëngjesit të ditës së martë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të shtunën njoftoi se nga fillimi i muajit maj do të nisë me lehtësimin e masave shtrënguese kundër koronavirusit.

“Ne po bëjmë një plan serioz, që pas 1 majit, të nisim me lehtësimin e disa prej masave, të cilat do të jenë në funksion të kthimit të jetës në normalitet”, ka deklaruar kryeministri Oliver Spasovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dhënë vlerësime pozitive për masat që janë ndërmarrë në luftën kundër koronavirusit, por ai ka thënë se edhe pas lehtësimit të masave do të kërkohet kujdes maksimal dhe përgjegjësi nga secili prej qytetarëve.

Pas

Papa largohet nga Vatikani pas 1 muaj: Mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i…

Para

A po shkel Italia në gjurmët e Britanisë së Madhe? Ja çfarë tregojnë sondazhet në popull

Para
A po shkel Italia në gjurmët e Britanisë së Madhe? Ja çfarë tregojnë sondazhet në popull

A po shkel Italia në gjurmët e Britanisë së Madhe? Ja çfarë tregojnë sondazhet në popull

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prostitucion në apartament me qira ditore, vihen nën hetim 7 shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja

Berisha publikon provat: Votat e diasporës, të manipuluara.Zarfet u shpërndanë ditën e fundit ose pas zgjedhjeve

PD reagim të fortë ndaj ndërhyrjes në Theth / Berisha: Krim shtetëror dhe hakmarrje politike ndaj veriut

Parlamenti Europian miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i rëndësishëm politik i progresit drejt BE

Me 502 vota pro, Parlamenti Europian miraton raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi drejt Italisë

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Dështon tentimi i 44’të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Skandal në Kinë! Mbi 200 fëmijë rezultojnë me nivele të larta plumbi në gjak, kopshti përdori bojë si ngjyrues ushqimor

“Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit”, Rama:Fund abuzimeve me tokat dhe lejet me shkelje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.