Mesnatën e kaluar më në fund ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të zhvillohen të dielën e 15 Korrikut ndërsa mbyllja e fushatës do të bëhet mesnatën e 12 Korrikut duke u pasuar me heshtjen zgjedhore.
Zgjedhjet në vendin fqin j ishin planifikuar për në Prill por ato u shtynë për shkak të situatës së jashtëzakonshme me pandeminë e koronavirusit. Ndërkohë, si kurrë më parë, fushata do të zhvillohet me protokolle të specifikuara sa i përket masave për t’u mbrojtur nga Covid-19, pa grumbullime të mëdha ndërsa programet elektorale do të prezantohen kryesisht përmes platformave elektronike.
Deri në 50 persona do të lejohen të grumbullohen në ambiente të hapura ndërsa në ambiente të mbyllura me 30 persona dhe me respektim të distancës dhe mbajtjes së maskave.
Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët nga Kovid-19, dhe personat në karantinë dhe në vetizolim, por vetëm ata të cilët shtatë ditë paraprakisht do të paraqiten për atë. Të gjithë të tjerët të cilët deri në ditën e votimit do të konfirmohen si pozitiv apo do të shkojnë në vetizolim nuk do të mund të votojnë më 15 korrik.
Më 14 korrik do të votojnë të sëmurët dhe të pamundurit, si dhe të burgosurit dhe personat të cilët janë në paraburgim. Votimi më 15 korrik fillon në orën 7 në mëngjes dhe përfundon në orën 21:00.