Analisti Kim Mehmeti ka komentuar situatën politike në Maqedoni. Ai është shprehur se BDI e Ali Ahmetit është njësoj e korruptuar si VRMO – DPMNE e Nikolla Gruevskit.
Mbajtja e BDI në pushtet u kuvendon qarqeve antishqiptare sipas tij. Ai mendon se Zaev po tregohet parimor, nuk e don Gruevskin. Nga ana tjetër merr në pushtet BDI-në, sipas Mehmetit kjo ndodh për shkak se ai e ka më të lehtë t’i shantazhojë zyrtarët e BDI sepse ata janë të korruptuar. Këto deklarata ai i bëri për Lajm Tv.
“Unë tani për tani shohë vetëm parime që mbron pala maqedonase. Parimi i tyre ishte që nuk e marrim VMRO-DPMNE-në në Qeveri. Te partitë shqiptare unë nuk shohë parime, atyre nuk u pengon BDI-ja dhe këtu nuk shohë parime edhe tek partneri maqedonas. Ai mbron parimet- kur bëhet fjalë për partitë maqedonase, nuk e donë Gruevskin. Mirëpo, BDI-në e donë. Kjo neve na shpjegon një gjë: ai shqiptarët i konsideron vetëm si zbukurim të ikebanës qeveritare dhe si të atillë shqiptari është shqiptar me profesion. … sa më shumë “edhe nash edhe vash”- më i përdorshëm mund ta vesh ku të duash dhe e shantazhon si të duash”, deklaron Mehmeti.
Mehmeti thotë se në Maqedoni duhet dekriminalizimi i shoqërisë shqiptare.
“Neve na duhet dekriminalizimi i shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Kjo u konvenon qarqeve antishqiptare në Maqedoni. Këto me qëllim e kanë nxitë këtë”, ka përfunduar Mehmeti. (B.H/Shuplaka)