Gjykata Penale shpalli fajtor për rastin “Tanku” ish kryeministrin Nikolla Gruevski të cilit ju shqyrtua dënimi pre 2 vite heqje lirie dhe ndihmësministrit Gjoko Popovski me 6 vite e 6 muaj burgim. Gruevski nuk ishte i pranishëm në Gjykatë në momentin e vendimit, përfaqësohej nga avokatët e tij.
Për ish kryeministrin Prokuroria Speciale kërkoi aktvendim dënues për Nikolla Gruevskin. Specialja në fjalët përmbyllëse tha se dëshirat personale të ish-kryeministrit, në lidhje me Mercedesin e blinduar luksoz, janë plotësuar përmes prokurimit të realizuar nga MPB-ja.
Nga Specialja theksuan se para se ta blejnë Mercedesin e shtrenjtë ka pasur procedurë që të blihet një automobil i përdorur, i blinduar, por policia ka ndryshuar mendjen./ Alsat m
Discussion about this post