20:29 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Maqedoni/ Ivanov viziton ushtarët: Meritojmë të antarësohemi në NATO

20:17 | 01/01/2018
në Aktualitet, Flash, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Maqedoni/ Ivanov viziton ushtarët: Meritojmë të antarësohemi në NATO

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në ditën e parë të vitit të ri vizitoi anëtarët e ushtrisë së Republikës së Maqedonisë në kazermën “ÇOJLIJA”

Ai ka deklaruar se Maqedonia ka përmbushur të gjitha kushtet që të bëhet anëtare e 30 e NATOS.

Sipas tij, Armata e Republikës së Maqedonisë i plotëson të gjitha kushtet që i kërkon NATO për të qenë anëtare e saj. Ivanov gjithashtu shpreson që në periudhën e ardhshme NATO të mos jetë peng i Greqisë.

 “Shpresojmë që në periudhën e ardhshme edhe strukturat e NATO-s nuk do të mbahen peng nga një prej anëtareve të saj e cila shikon  interesat e veta, e jo interesat e NATOS dhe gjithë rajonit. Presim që në samitin e radhës të NATO-s Maqedonia të bëhet përfundimisht anëtare e saj. Ajo që kërkon Greqia është në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe atje veprohet me çështjen e emrit”,u shpreh Gjorgje Ivanov, President i RM-së.

Maqedonia pret që në samitin e radhës në NATO të bëhet përfundimisht pjesë e Aleancës. Përveç kësaj Ivanov është optimist edhe për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e shpresat për këtë ai i mban atëherë kur Bullgaria do të kryesojë me BE-në, pasi që sipas tij Maqedonia ka treguar marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë.

“Janë treguar përgatitjet nga Maqedonia dhe pritjet janë që kur do të kryesojë Bullgaria me BE-në, Maqedonia në atë plan përfundimisht të marrë datë për fillimin e negociatave. Ai është një proces i gjatë dhe i mundimshëm, por ne jemi të gatshëm dhe administrata jonë është e gatshme që të gjitha çështjet të cilat dalin në pajtueshmëri me BE-në, t’i përmbushim gjatë bisedimeve”, shtoi Ivanov.

Këto deklarata presidenti Gjorge Ivanov i bëri në kazermën “Çojlija” ku dhe si çdo vit, në mënyrë tradicionale i vizitoi pjesëtarët e ushtrisë në ditën e parë të vitit, duke u uruar një vit të mbarë dhe plotësimin e dëshirës shumëvjeçare të gjithë pjesëtarëve të ARM-së për inkuadrim në NATO. (M.Q/Faxweb)

Etiketa: ivanovmaqedoni
Pas

25 milionë euro më shumë: Të gjitha taksat e reja të 2018-s

Para

Urimi i ndryshe i Kejdi Mehmetaj për Vitin e Ri, na prezanton me partnerin e saj (FOTO)

Para
Urimi i ndryshe i Kejdi Mehmetaj për Vitin e Ri, na prezanton me partnerin e saj (FOTO)

Urimi i ndryshe i Kejdi Mehmetaj për Vitin e Ri, na prezanton me partnerin e saj (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmuesi shqetëson sërish Silvinjon, Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Mbështetja e aleatëve për Kievin, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës përshëndet ‘fazën e re’

11 të vdekur nga përleshjet jashtë stadiumit të kriketit në Indi

Mekaniku u plagos rëndë pasi i ra mbi trup pllaka e ferrokromit, Inspektorati Shtetëror i Punës i vendos shiritin e bllokimit kompanisë “AlbChrome”

“Nuk duan paqe ata që veprojnë si terrorista”/ Putin pas sulmeve: Kievi kërkon pushtet

Gjermani/ Deutsche Welle: Numri i incidenteve antisemite po rritet ndjeshëm, 8627 incidente në 2024

E bujshme nga Italia/ Donnarumma mund të largohet nga PSG pas fitores së Champions-it, tre gjigantë europianë në garë

Gjermania dhe Portugalia kërkojnë finalen e madhe, trajneri vendos për Ronaldon. Mësoni formacionet zyrtare

Von der Leyen: BE gati të vendosë sanksione ndaj Rusisë në të njëjtën kohë me SHBA

“Serbia e di rrezikun”, Rusia qorton sërish Beogradin për furnizimin e Ukrainës me armë: Të merren masa për…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.