Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka folur për sfidat e partisë së tij dhe të koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët” në periudhën kur në Maqedoni duhet të vendoset për qeverinë e ardhshme.
Sela në fillim të emisionit për platformën e partive shqiptare ka thënë “Po ka pasur debat rreth pikave që do të përfshihen. Kam edhe unë vërejtje për këtë platformë por ne nuk e kemi marr verdiktin e popullit”.
“Ahmeti gabon që shqetësohet për palën maqedonase. Ne si shqiptarë nuk kemi çka humbim”.
“Nuk presim që ta pranojë dikush deklaratën tonë. E kemi nënshkruar që mos shkojmë në zgjedhje të reja dhe të zgjidhur domosdoshmëritë e qytetarëve shqiptarë”.
“Gruevski duhet të kërkojë falje publike dhe pastaj do shohim”, u shpreh Sela. (A.R/SHUPLAKA)