Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipëisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e botërorit. 45 minutat e para kanë përfunduar në barazim 0-0 ku nuk ka patur shumë histori. Maqedonasit kanë qenë më mirë në minutat e para por më pas tanët kanë balancuar lojën ku I janë afruar edhe portës kundështare por pa e rrezikuar.
Kombëtarja shqiptare luan për fitore në këtë ndeshje por edhe një barazim do të ishte një rezultat pozitiv pasi mbajmë vendin e tretë në grup duke lënë pas Maqedoninë.
Panuçi gjatë konferencës për shtyp për mediat u shpreh se Shqipëria kishte ardhur në Maqedoni për fitore dhe se ishte një ekip më i fortë për të fituar këtë takim.
Ndërkoh maqedonasit do të tentojnë të hakmerren për humbjen që u shkaktoi ekipi ynë në Shkodër në ndeshjen e parë ku i mposhti me rezultatin 2-1 falë golave të Sadikut dhe Panuçit. (B.H/Shuplaka)
11’ Alio
Discussion about this post