Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqiperisë do të luhet so në orën 20:45 në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. Një ndeshje e vështirë në transfertë për ekipin tonë, e vlefshme për “Rusi 2018”.
Ndërkohë se më pak se 4 orë na ndajnë nga sfida tifozët kuqezi kanë ndezur atmosferën në Strumicë. Ata kanë dalë në shesh duke brohoritur për ekipin tonë, megjithëse policia maqedonase u qëndron afër për shmangien e çdo lloj incidenti. (B.H/Shuplaka)