166 raste të reja me Covid-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut. Më shumë raste të reja janë regjistruar në Shkup, respektivisht 46, në Kumanovë 17, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 11.
Nuk është shënuar asnjë víktímè, ndërsa, janë shëruar 224 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i e pidemisë është 14762, ndërsa, i rasteve aktive 2191.
Ndërkaq sa u përket numrit të rasteve aktive në komunat e Shkupit, shumica janë në Aerodrom 103, Çair -90, Kisella Vodë 85, Karposh-80, si dhe Qendër e Gazi Babë nga 78 raste aktive.