22:07 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

14:24 | 21/05/2025
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Maqedonia e Veriut pritet të bëhet vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nënshkruan marrëveshje për partneritetit strategjik me Britaninë e Madhe.Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.Megjithatë, hollësitë e këtij partneriteti dhe kushtet sipas të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë burimet financiare nga Britani, nuk janë bërë të ditura ende.

Autoritetet maqedonase dhe Londra e mohojnë se marrëveshja përfshin pranimin e emigrantëve në Maqedoni, të cilëve nuk u është pranuar azili në Britani. “Është diçka që nuk na ka shkuar kurrë në mendje dhe askush nuk na e ka kërkuar”, u tha kryeministri Hristijan Mickoski anëtarëve të partisë së tij VMRO DPMNE në Shkup, të dielën. Për të, marrëveshja është “historike”, sepse qasja në 6 miliardë euro kredi të favorshme, “do të sjellë një revolucion investimesh në vend, një cikël investimesh vërtet historik, që do të thotë punë, ndërtim, zhvillim”, tha Mickoski, duke përmendur ndërtimin e hekurudhave, autostradave, spitaleve dhe konvikteve studentore.

Ambasadori britanik në Shkup, Mattheë Laëson, gjithashtu mohoi spekulimet për dërgimin e emigrantëve në Maqedoni, duke theksuar se bashkëpunimi në këtë fushë do të lidhet me luftën kundër rrjeteve kriminale dhe shkëmbimin e informacionit të inteligjencës. Zëvendëskryeministri Nikoloski, siç njofton Qeveria, do të takohet në Londër edhe me Dame Angela Eagle, ministre për Sigurinë Kufitare dhe Azilin e Britanisë, përgjegjëse për trajtimin e emigracionit të parregullt.

Ambasadori britanik e konsideron marrëveshjen një “moment historik” në marrëdhëniet dypalëshe dhe shpjegoi se Britania është tashmë investitori i dytë më i madh në Maqedoninë e Veriut, me rreth gjysmën e investimeve britanike në të gjithë Ballkanin Perëndimor të vendosura këtu.

Një marrëveshje për një partneritet strategjik u arrit në një takim midis kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë, Hristijan Mickoski dhe Keir Starmer, në margjinat e samitit në Tiranë më 16 maj. Marrëveshja që do të nënshkruhet të enjten synon të krijojë mbështetje për projektet e infrastrukturës në shëndetësi, transport, teknologji, energji, transformim digjital dhe sektorë të tjerë jetikë. Për këtë qëllim janë planifikuar rreth 6 miliardë euro, ndërsa buxheti vjetor i Maqedonisë së Veriut është 6.5 miliardë euro.

Projektet e planifikuara, siç tha Qeveria, janë ndërtimi dhe rindërtimi i korridorit hekurudhor 10 nga Tabanovca në Gjevgjeli, i cili vlerësohet të kushtojë deri në dy miliardë euro, ndërsa ndërtimi i Spitalit Klinik, Fakultetit të Mjekësisë dhe Konviktit të Studentëve në Shtip, rindërtimi i plotë i Spitalit Klinik në Tetovë, si dhe ndërtimi i një spitali të ri me një qendër të re shëndetësore në Kërçovë do të kushtonin rreth 200 milionë euro.

Aleanca Social Demokratike në opozitë njoftoi se do të votonte për ratifikimin e marrëveshjes me Britaninë në Parlament, por udhëheqësi Venko Filipce kritikoi Qeverinë për mospublikimin e hollësive të marrëveshjes.

“Është shumë e rëndësishme të dihen të gjithë parametrat e marrëveshjes me Britaninë, sepse ajo përfshin “shuma të mëdha parash, interesa që nuk e dimë se sa janë dhe të cilat do të paguhen nga brezat e ardhshëm”, tha Filipche.

Hollësitë e kredive të reja nuk dihen, por si kryeministri ashtu edhe ministrat sigurojnë se ato nuk do të kalojnë kufirin kritik prej mbi 60 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Para nisjes për në Londër, zëvendëskryeministri Nikolovski tha të martën se, sipas tij, “kushtet e ripagimit dhe normat e interesit për fondet nga marrëveshja do të jenë më të mira se çdo huamarrje e mëparshme” dhe “fillimisht është e mundur që të lëvizim nën normën e inflacionit, por hollësitë do të zbulohen pas një muaji, deri në një muaj e gjysmë”.

Nga gjashtë miliardë eurot në kuadrin financiar me Mbretërinë e Bashkuar, rreth 2.2 miliardë euro do të tërhiqen në ciklin e parë pesëvjeçar, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Kochoska, në emisionin “360 Gradë”. “Dy miliardë gjatë pesë vjetëve janë 400 milionë euro. Kjo është rritja vjetore e borxhit publik krahasuar me këto investime, të cilat, nga ana tjetër, do të kontribuojnë në rritjen ekonomike”, tha Dimitrieska-Kochoska.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Nikolovski njoftoi se fondet e para priten deri në fund të verës, dhe punimet e ndërtimit mund të fillojnë në fillim të tetorit. Kompanitë vendase pritet të marrin pjesë deri në 70 për qind në zbatimin e projekteve të infrastrukturës./REL

Pas

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Para

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Para
Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

 



Të Fundit

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

Trump përplaset me Presidentin e Afrikës së Jugut për “gjenocidin ndaj të bardhëve”

Turma të mëdha njerëzish presin në radhë të gjata për ushqim në Gaza

Zelensky flet me shefin e NATO-s, thekson nevojën për rritje të presionit ndaj Rusisë

Sulm me thikë në Holandë/ Disa të plagosur, mes tyre një oficer policie

“Hamasi kontrollon Gazën”, Netanyahu: Do të bëjmë gjithçka për të përfunduar luftën!

Qeveria miraton trajtim të njëjtë për forcat rezerviste, njësoj si ushtarakët aktivë

“ZRRE është degë e partisë në pushtet”, grindja nga Kuvendi kalon në energji, LDK-PDK akuza VV

Pritet të zhvillohen garat e Formula 1/ Qeveria miraton shpronësimet për projektin e auto-motoparkut në Elbasan

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.