Në Maqedoninë e Veriut sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale pasi në raundin e parë nuk u arrit shumica nga asnjë nga kandidatët për t’u zgjedhur si kreu i shtetit.
Rregulli për këtë raund sipas Ligjit për zgjedhjet presidenciale është i qartë. Për t’u zgjedhur president duhet që në zgjedhje të dalin të paktën 40% e votuesve, apo 723,252 votues nga Lista zgjedhore që numëron 1,808,131 votues gjithësej.
Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja në raundin e parë, ndarja ishte si në vazhdim:
Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave.
Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave.
Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.
Shqiptarët në raundin e dytë do të votojnë për Siljanovska-Davkovan ose Pendarovskin, që garojnë në raundin e dytë duke pasur kështu rol vendimtar.
(j.b/faxweb.al)