17:16 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Maqedonia prag lufte, Nishani e Meta deklaratë, Kryeministri Rama asnjë reagim zyrtar

10:38 | 28/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Maqedonia prag lufte, Nishani e Meta deklaratë, Kryeministri Rama asnjë reagim zyrtar

Situata në Maqedoni ka shqetësuar jo pka Ballkanin. Dhuna e paprecedentë ndaj deputetëve në sallën e Kuvendit dhe rrahja barbare ndaj deputetit shqiptar Sela është padyshim një ngjarje mjaft e rëndë.

Vetë Presidenti maqedonas Ivanov ka thërritur sot një takim me krerët e partive. Reagim kanë pasur edhe drejtuesit e shtetit shqiptar.

Presidenti Nishani, kreu i Kuvendit Meta në deklaratat e tyre iu kanë bërë thirrje shqiptarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bienë pre e provokimeve.

Ajo që të bie në sy është heshtja e kryeministrit Rama përveç një komenti mbrëmë në ‘Top Story’. Vetë ai ka zgjedhur dy herë të reagojë në rrjetet sociale po jo per situatën në Maqedoni.

REAGIMI I NISHANIT:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani ka ndjekur me shumë shqetësim dhunën e ushtruar mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit me origjinë shqiptare, zotit Talat Xhaferri, si dhe shpreh keqardhjen për daljen nga kontrolli të kësaj situate nga forcat e sigurisë së Maqedonisë.

Presidenti Nishani dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Maqedonisë, veçanërisht të atyre me origjinë shqiptare, dhe duke u uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve bën thirrje për qetësimin e situatës dhe kapërcimin e saj me maturi politike.

Presidenti Nishani përshëndet zgjedhjen e zotit Talat Xhaferri në postin e Kryetarit të Parlamentit dhe e konsideron këtë akt si një zhvillim shumë pozitiv për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni që duhet mbështetur gjerësisht.

Presidenti Nishani vlerëson se tentativat për të inkurajuar dhunë e keqpërdorur marrëdhëniet ndëretnike duhen dënuar me forcë pasi nuk rrezikojnë vetëm stabilitetin dhe të ardhmen e euroatlantike të Maqedonisë, por edhe marëdhëniet ndërshtetërore dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Zbatimi i plotë dhe i shpejtë i Marrëveshjes së Ohrit, në të gjitha elementët e saj, do të ishte garancia më e mirë për harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoni.

REAGIMI I ILIR METËS:

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta shpreh shqetësimin e madh për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe për situatën e krijuar atje.

Stabiliteti i Maqedonisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe të ardhmen e tij. Në këto momente vendimtare dhe kritike për Maqedoninë dhe për rajonin kërkohet maturi, qetësi, dialog politik dhe veprime të cilat t’i shërbejnë rikthimit të paqes sociale dhe normalizimit të situatës.

REAGIMI I RAMËS NË ‘TOP STORY’:

Ajo që dua të them me shumë sinqeritet dhe këmbëngulje është që shqiptarët në Maqedoni të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, të jenë shembull sesi ne të gjithë së bashku nuk duam fundin e Maqedonisë, por duam stabilitetin dhe demokratizimin e metëjshëm. Është një moment ku realisht duhet shumë qetësi.

Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shënjestër dhe duke përdorur të ashtuquajturën platformë të tiranës si sebepe. E vërteta është që vetë VMRO dhe Gruevski e kanë pranuar në bashkëbisedimin që kanë patur me Ali Ahmetin, gjithçka që ka të bëjë me atë që më pas u mallkua si platforma e Tiranës. Arsyeja pse nuk funksionoi marrëveshja ata e dinë shumë mirë. (E.K/shuplaka)

Etiketa: maqedoniaprag luftereagimet
Pas

Qeveria pension të posaçëm për Andrea Stefanin, Arizaj: Larg qoftë, kur të vijë koha, PD do t’ia lidhë dhe Fahri Balliut?

Para

”Duam sigurimet, poshtë mashtruesit”, 40 punëtorë të rafinerisë hipin në majë të Kullës 30 metra (VIDEO)

Para
”Duam sigurimet, poshtë mashtruesit”, 40 punëtorë të rafinerisë hipin në majë të Kullës 30 metra (VIDEO)

''Duam sigurimet, poshtë mashtruesit'', 40 punëtorë të rafinerisë hipin në majë të Kullës 30 metra (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.