Raul Machuca, kunati i Diego Armando Maradona, vdiq në moshën 77 vjeç pas njëzet ditësh luftë ndaj koronavirusit. Kjo u njoftua nga shtypi argjentinas.
Bëhet fjalë për bashkëshortin e Ritës, motra e moshuar e ‘Pibe de Oro’.
Gruaja gjithashtu u testua pozitive pas provës së tamponit, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Machuca u konsiderua një pacient në rrezik për shkak të moshës dhe hipertensionit. Maradona, trajneri i Gimnasia La Plata, nuk kishte asnjë kontakt me ta gjatë karantinës dhe iu nënshtrua një tamponi të fundit me anëtarët e tjerë të klubit, duke rezultuar negative – raporton Sportmediaset.