Ditën e sotme për shkak të mbajtjes së maratonës së Tiranës do të jenë të bllokuara disa akse rrugore në kryeqytet.
Maratona do të përshkojë disa nga pikat më kryesore të qytetit, e për këtë arsye Bashkia e Tiranës, përmes Policisë Bashkiake dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve për mbarëvajtjen e saj.
Nuk do të lejohet parkimi i makinave më datë 15 tetor, në rrugët: Bulevardi Zogu 1; Bulevardi Dëshmorët e Kombit; Rruga “Ibrahim Rrugova”; Segmenti i Rrugës “Ibrahim Rrugova” deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Rruga e Kavajës në segmentin Qendër – Poliklinika 9; Rruga “Abdi Toptani”; Rruga “George Ë. Bush”; segmenti nga kryeqëzimi i Rrugës “Abdi Toptani” me kryqëzimin e Rrugës “Lekë Dukagjini”.
Oraret dhe rrugët ku ndalohet qarkullimi i makinave
1.Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.
2.Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.
3.Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George Ë Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.
Vendet ku lejohet qarkullimi i makinave
1.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.
3.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.
Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:
1.Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.
2.Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.
3.Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.
4.Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.
5.Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.