Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë festimeve në Francë është shprehur se ka qenë “nder i madh” për të, për të përfaqësuar SHBA-në në Paradën e Ditës së Bastilles në Paris.
Me anë të një postim në Tëitter, Trump shkruan se parada e trupave amerikane dhe franceze në Paris ka qenë “madhështore”.
Ndërkohë që edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, u shpreh se SHBA-në dhe Francën “nuk do t’i ndajë kurrë asgjë”.
“Prania e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe e bashkëshortes së tij janë shenjë e një miqësie që ka vazhuar me kalimin e kohës. Dua t’i falënderoj ata, dua t’i falënderoj Shtetet e Bashkuara për zgjedhjen që kanë bërë 100 vjet më parë”, u shpreh Macron.
Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë qëndruar dy ditë në Paris. (S.SH/Shuplaka)