Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim në Durrës me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Durrës.
Lajmin e konfirmuar nga vet presidenti, përmes një postimi në “Facebook”, ku shprehet se në fokus të diskutimeve ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe për perspektivën e dy vendeve për integrimin në BE.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane”,-shkruan Meta.
Ky është takimi i parë i Presidentit Meta dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas Samitit të Berlinit, ku liderët gjermanë mbajnë një qëndrim të përbashkët kundër idesë së Rama-Thaçi-Vuçiç për projektin e shkëmbimit të territoreve midis dy vendeve, ku Haradinaj ishte që në fillim kundra këtij projekti.