Shpeshherë kënëtarët në në tekstet e tyre përdorin histori të vërteta e personazhe reale. Kjo ka ndodhur edhe te Ermal Meta në këngën e tij “Vietato Morire”, e cila doli fituese e vendit të tretë në Festivalin e Sanremos.
Në vargjet e këngës së Metës përmendet mësuesen e tij të parë, pikërisht Margarita. Kjo është pikërisht mësuesja e tij në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Sot ajo është 74 vjeç, por kujtesa e mësueses vijon ende të mbetet e fortë.
“Megjithëse isha shtrirë, dëgjova që thanë se do të këndonte Ermal Meta. Unë u çova menjëherë. E kisha emër të dëgjuar dhe nisa të përqendrohesha. Menjëherë i thashë djalit se ai ishte ish-nxënësi im”, shprehet Margarita Feka.
“Por si u ndje ajo kur dëgjoi se në tekst përmendej emri i saj, në një këngë të kënduar në një prej festivaleve më në zë në Europë?”, u pyet nga gazetarja mësuesja, shkruan Top Channel.
“Të nesërmen më mori mbesa nga Shkodra. Më tha ta dëgjoja këngën me vëmendje, e të m’i përkthente fjalët daja (djali) sepse aty përmendej emri im. Kur e dëgjova u preka shumë, tej mase. Mendova, ky fëmijë kaq i vogël, i ikur kaq vite larg. Ka kaluar shumë mësuese të tjera, si nuk e harroi emrin tim?”, flet më tej e përlotur Margarita Feka. (J.V/Shuplaka)