Në një ditë fillim gushti, 10 vite me parë, ku zhegun e vertete te Tiranës gazetaret e njohin mësë miri, më duhej nje personazh i rëndësishëm për gazetën…(Ishte koha, kur plazhistët mezi prisnin gazetashitësit, ndaj dhe personazhet duhet të ishin të zgjedhur!)
Tema e rubrikës ishte: pushimet e Vip-ave ne diktature. Imagjinoni… duhej i famshëm, në moshe të thyer që ta kishte jetuar diktaturën dhe të kishte bërë pushime.
Telefonoj Ndricim Xhepën. Ai në Sarandë për pushime.
“ ‘Më duhet patjetër sot intervistë; Margarita i them.’ ‘Bo, ka qenë pa qejf nga vapa. Ja të flas- më thotë’.”
Më telefonon pas pak: Shko takoje në orën 13:00, në filan restorant.
Shkoj para kohe, kuptohet. Zonja Margarita vjen dhe më lutet te shkojme tek shtëpia e saj se ishte shume vapë. Bëj intervistën, ku pas çdo përgjigje ikona e kinemasë dhe teatrirt ‘shante’ Çimin që i bëri këtë dhuratë në këtë ditë. Pastaj erdhi momenti i fotografive. Gjithë ato histori pa nje foto.
“Jo, foto nuk të jap me tha se ju gazetarët nuk i ktheni”! Pas premtimeve të mia dhe mikut “të fortë” Çimi më jep disa, kur në fakt mua më pikoi syri për njërën; Margarita Xhepa me bikini dhe një komardare në qafë! Gina Lollobrigida shqiptare! Aspak shqiptare më dukej ajo foto. Një copëz nga cinecitta!
O zot çfarë emocioni!! Çfarë fotoje kisha në dorë!
Të nesërmen ajo ishte faqja e parë e Gazeta Shqiptare! Po atë drekë së bashku me fotot, nje tufë lule u ritakova me Zonjën Margarita ne shtëpinë e saj, ku shijova dhe byrekun e duarve të artistes… e për t’u ritakuar mandej plot herë të tjera pa ndërhyrjen e Çimit!
P.S.Sot në morinë e pozave nga deti në Instagram, kjo foto më duket ende më e bukura!
Margarita Xhepa në rininë e saj
A nuk është një ikonë bukurie?!
Burimi: Bordo.al