Pas “Irmës” SHBA është goditur nga uragani “Maria”. Konkretisht është goditur ishulli Porto Riko ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 305 milionë njerëz po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Sipas Qendrës amerikane të Uraganeve, uragani solli përmbytje katastrofike në ishull ku shumë pjesë të tij janë mbuluar nga uji.
Autoritetet lokale bënë me dije se deri tani është raportuar vetëm një viktimë, një person i goditur nga mbeturinat që erërat e fuqishme të “Marias” hidhnin ngado.
Porto Riko u godit nga erëra me shpejtësi 225 km/h, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa I është drejtuar Republikës Domenikane. Sipas autoriteteve lokale, në shumë prej këtyre ishujve raportojnë se ato pak gjëra që i shpëtuan “Irmës”, i shkatërroi përfundimisht “Maria”.
“Maria” shkaktoi 7 viktima dhe dëme të mëdha në ishullin e Dominikës, para se t’i drejtohej Porto Rikos.
Stuhia po lëviz drejt Republikës Domenikane, ndërsa banorët kanë nisur përpjekjet për tu mbrojtur sa më mirë që munden.
“Irma” e preku vetëm tërthorazi këtë vend, por duket se “Maria” do të godasë me tërbim pjesën veriore të këtij ishulli të preferuar për pushime.
Ky është uragani i tretë që godet SHBA-të, pas uraganit “Harvey” dhe “Irma”. (B.H/Shuplaka)