Karabinierët e stacionit të Teano, në lokalitetin “Passarelle”, gjatë një kontrolli rutinë arriti të arrestonte në flagrancë, për kultivim të ilegal të drogës 63 vjeçarin Gregorio Mallardo, banues në Guigliano (Napoli) 25 vjeçarin shqiptar Denis Nuredini me vendbanim në Teanovo, Svetlana Tsebreva 59 vjeç dhe Elena Tsebreva 54 vjeç nga Rusia.
Në atë zonë ushtria gjeti një kultivim klandestin të 220 bimëve të marihuanës, që kishin lartësi prej 1.80 deri në 3 metra, dhe një peshë të përafërt prej rreth 250 kg, të fshehura mirë midis shumë llojeve të kumbullave, në një fond bujqësor prej rreth 3 hektarë, të pajisur edhe me një sistem të ujitjes.
Në dhomat e tjera të shtëpisë, nga ana tjetër, u gjetën materiale të ndryshme të nevojshme për kultivimin, rritjen, tharjen, paketimin dhe prerjen e bimëve narkotikëve. Vlera e përfituar nga mbledhja e bimëve është rreth 500 mijë euro dhe i gjithë materiali i mbetur, i është nënshtruar konfiskimit.
(J.D/Faxweb.al)