00:30 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marin Mema i përgjigjet presidentit grek: S’mund të na mbyllni gojën, ne s’kemi frikë nga gazetarët

12:37 | 05/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marin Mema i përgjigjet presidentit grek: S’mund të na mbyllni gojën, ne s’kemi frikë nga gazetarët

Gazetari Marin Mema i është përgjigjur deklaratave të djeshme presidentit grek Prokopis Pavlopulos.

Dje presidenti grek u shpreh se: Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi.

Nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për çamët.

Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke.

Ndëkohë gazetari Marin Mema i përgjigjet duke u shprehur se gjuha e tij nuk është aspak diplomatike.

Mema mes të tjerash shkruan: Ju flisni me shpoti e kërcënoni një vend fqinj, por harroni se ky vend nuk ka frikë nga gazetarët siç keni ju! Ne jemi të hapur sepse s’kemi asgjë për të fshehur e aq më pak për të pasur frikë, e për më tepër ju siguroj nuk do të pranojmë askënd cilido qoftë ai të falë atë që nuk falet!

REAGIMI I PLOTË I MARIN MEMËS:

I nderuar zoti President i Republikës Greke Prokopis Pavlopulos ju kërkuat sërisht me tone aspak diplomatike që shqiptarët të mbyllin gojën, por kjo nuk ka për të ndodhur!

Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë asgjë që nuk na takon! Historinë nuk e kemi rrëmbyer dhe as do ta rrëmbejmë!

Nuk duam ekstreme dhe aq më pak kuptojmë ekstremët folklorikë qe mbyllin shkollat shqiptare në Kretë! Ju lutem zoti President behuni europianë , lërini kërcënimet sepse ju garantoj nuk pijnë ujë tek ne !!

Ju flisni me shpoti e kërcënoni një vend fqinj, por harroni se ky vend nuk ka frikë nga gazetarët siç keni ju! Ne jemi të hapur sepse s’kemi asgjë për të fshehur e aq më pak për të pasur frikë, e për më tepër ju siguroj nuk do të pranojmë askënd cilido qoftë ai të falë atë që nuk falet!

Ju zoti President keni frikë nga e vërteta e kjo nuk është europiane! Tani vendosni kush janë europianët dhe frikacakët e vërtetë zoti President?! Ne sigurisht jo, ju gjeni vetveten !!

 

Etiketa: gazetari memaMarin Mema
Pas

Ç’po ndodh në burgje, nis Vettingu i punonjësve

Para

Raporti Europian, ambjentalisti Deliu: Qindra shqiptarë vdesin në vit nga ndotja

Para
Raporti Europian, ambjentalisti Deliu: Qindra shqiptarë vdesin në vit nga ndotja

Raporti Europian, ambjentalisti Deliu: Qindra shqiptarë vdesin në vit nga ndotja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Britania ul në 16 vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.