Një nga dilemat më të mëdha të çifteve të reja, është padyshim se ku do të festojnë festat e fundvitit.
Ndërkohë që ditët e para të Vitit nisin me vizita, dhe në këtë rast përjashtim nuk bën as bukuroshja Marina Vjollca.
Një foto e postuar me një tavë fli, na tregon që Marina dhe Geti ndodhen në Kosovë. “Ushqimi më i mirë në Kosovë-Fli”, shkruan Marina.
Gjykuar dhe nga mbulesa festive e tavolinës, mjedisi duket shumë familjar. Marina dhe Geti kanë vizituar pa dyshim familjen e tij në Prishtinë.
Marina hera-herës na ka treguar që di të jetë një nuse e vërtetë për shpi, e madje nga ato tradicionalet.
(E.K/FAXWEB)