Pak ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, kandidatja për presidente nga radhët e Frontit Kombëtar Marine Le Pen është ndeshur me një situatë mjaft të pakëndshme.
Ju kujtohet situata e pakëndshme që kaloi kryeministri Edi Rama në nëntor të 2015-ës, kur disa studentë e qëllojnë me vezë në shenjë proteste për të kundërshtuar Reformën në Arsim? E njëjta gjë i ka ndodhur kandidates franceze.
Ndërsa Le Pen po fliste përpara kamerave, disa protestues kanë qëlluar me vezë në drejtim të saj. Rreth 50 protestues ishin mbledhur gjatë fushatës në Dol-de-Bretagne, ndërsa mbanin në duar pankarta ku shkruheshin “Jashtë me fashistët”.
Për fatin e mirë të saj Le Pen nuk pësoi gjë pasi u mbrojt nga truprojat. Ky sulm ndaj kandidates për presidente vjen një ditë pas debatit të ashpër me kundërshtarin e saj Emmanuel Macron, i cili u duk më i favorizuar në fund. (D.D/Shuplaka)