“Kushtet e izolimit të imponuara mbi Alexei Navalnyn janë pa dyshim një nga arsyet për vdekjen e tij”.
Kështu u shpreh liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen e intervistuar nga LCI. Ajo shtoi se vdekja e kundërshtarit numër një të Vladimir Putin “është më së paku një humbje serioze për demokracinë ruse”.
“Zgjedhja për ta izoluar në një nga burgjet më të ashpra në Rusi, qartazi demonstron ashpërsimin e regjimit të Vladimir Putini dhe ne nuk mundemi veçse të ndihemi keq dhe ta dënojmë mënyrën me të cilën e drejta për t’u mbrojtur, cilido vend qoftë, nuk respektohet, veçanërisht kur bëhet fjalë për kundërshtar politik”.
Ajo e mbyll komentin për vdekjen e Navalnyt duke thënë se “burgosja e kundërshtarit është shenjë dobësie”.
Discussion about this post