Këngëtarja Mariza Ikonomi, e cila nuk ka preferuar asnjëherë të flaës për jetën e saj private pavarësisht viteve të shumta në skenë, duket se vendosi më në fund të thyejë akullin.
Ajo rrëfeu historinë e saj të dashurisë në një intervistë të dhënë për “INTv”. Nuk bëhet fjalë për një histori me vazhdim të lumtur ku dëshirohet një fund i lumtur gjithashtu, por për një histori 5-vjeçare tashmë të përfunduar.
Këngëtarja ka treguar se shkak mund të jetë bërë kokëfortësia e saj: “Po, jam lënduar. Nuk është se më bëri ndonjë gjë të madhe po unë si kokëderre që jam mu duk sikur bëri diçka të madhe. Nuk është se e përjetova keq por më la, pastaj erdhi pas tre ditësh. Nuk e mendova mirë dhe i thashë“Jo”, nuk bëhemi më. Koka, do tregoj kokën.”
Discussion about this post