Analisti dhe akademiku i njohur Mark Marku, vijon edhe njëherë debatin mbi të kaluarën komuniste të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, i cili ndërroi jetë vetëm 8 ditë më parë.
I ftuar në emisionin “Kjo javë”, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë tha se Agolli është thjesht një shkrimtar i talentuar, i cili për një kohë të gjatë ishte në shërbim të propagandës së realizmit socialist.
“Koha për debat është në çdo moment, por duhen respektuar disa norma se është momenti i vdekjes dhe ne shqiptarët kemi një kod vdekjeje që respektojmë. Kur bëhet fjalë për një shkrimtar të rëndësishëm të letërsisë shqiptare si në rastin e Agollit duket thënë se është një shkrimtar i regjimit të Hoxhës”, tha Marku.
Sic u shpreh më parë edhe në Zululand, Marku i rikthehet edhe njëherë konceptit “Kollos i letrave shqipe”.
“kjo hap debat, pasi vlerësimi i klasës politike për shkrimtarin që e cilësojnë si ‘Patriarku i letërsisë shqipe”, “Kolosi”, etj’, hapin diskutimet. Ndaj duhet ta përcaktojmë, fjala vjen si “Patriarku i letërsisë shqipe në regjimin komunist”. Pjesa më e madhe e poezisë së tij është skematike dhe kriter për vlerësimin është koha. A do guxonte sot të shkruante dikush romane si të Dritëro Agollit? Jo. Metoda e realizimit socialist është konsideruar e vdekur, e dëmshme”, tha ai.
Gjithashtu ish-deputet i PD-së, Marku shtoi: “Veprat e shkruara sipas asaj metode janë mishërimi më i plotë i realizimit socialist. Ai është shkrimtar i talentuar, por e ka vënë vetën në shërbim të propagandës komuniste. Brenda metodës së realizimit socialist ka pasur shkrimtarë që kanë shkruar kundër metodës dhe kanë përfunduar në burg. Është shkrimtari tipik i realizimit socialist. Po të shihni veprën e Ernest Koliqit nuk ka asgjë gjurmë të ndikimit me fashizmin. Çështja e përkatësisë politike ka qenë çështje zgjedhjeje, secili ka të drejtën të zgjedhë. Problemi i tij nuk ishte kjo, por se ka qenë një nga figurat më të larta të regjimit, që ka qenë një regjim, kriminal që ka terrorizuar popullsinë, ka vrarë me mijëra njerëz. Përgjegjësia është e rolit që ka pasur në një regjim kriminal”. (D.D/Shuplaka)