Mark Marku i ftuar në emisionin “Opinion” për të diskutuar për lidhjet e krimit me politikën, ka thënë se vendi ynë, Shqipëria është kthyer në një problem të madh për të huajt.
Ndërkoheë që ai shton se ish-ministri i brendshëm që tani është i akuzuar si i përfshirë në trafik droge dhe kryeministri Rama janë fajtorë në lidhje me situatën e rëndë të krimit pasi ata u munduan ta fshehin, fshehja sipas tij është të bëhesh pjesëmarrës në krim.
“Ne jemi një problem shumë e madh, fakti që shqrbimet sekrete më të fuqishme në botë janë përqëndruar tek ne, ne jemi një problem shumë I madh, Ish-ministri i brendshëm që tani akuzohet si i implikuar në trafik droge dhe kryeministri që I mohonin këto probleme janë fajtorë të mëdhenj, duke e fshehur ata janë pjesëmarrës në krim.”, tha Marku. (B.H/Faxweb)