05:40 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mark Marku: Mediat e reja në Shqipëri, veprojnë në një treg të parregulluar

23:34 | 19/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mark Marku: Mediat e reja në Shqipëri, veprojnë në një treg të parregulluar

Mediat e reja kanë thyer rutinën e puplikut, për marrjen e informacioneve në krahasim nga mediat tradicionale si televizioni apo gazetat. Të gjithë tani mund t’i ndjekin lajmet në kohën që duan, pa u kufizuar nga hapësira kohore e televizionit, ose edhe në kohë reale, duke qenë se një nga kriteret më të rëndësishme është shpejtësia.

Por sipas profesorit të njohur të gazetarisë, Mark Marku, mediat e reja sot veprojnë në një treg të parregulluar. Fillimisht, kreu i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, bën dallimin se ka media tradicionale serioze dhe joserioze, ashtu edhe media online serioze dhe joserioze.

 “Ka media serioze tradicionale dhe joserioze tradicionale, ka media serioze të reja dhe joserioze. Nuk përjashtoj faktin se për shkak se janë media të reja, janë joserioze. Por për shkak të procedurës. Sepse ka një procedurë prej momentit që ti e merr lajmin. Nga pikëpamja kohore media online e ka më të shkurtër sesa televizioni dhe aq më tepër gazeta. Për këtë arsye, lajmi nuk mund të kalojë një procedurë verifikimi siç e kanë mediat tradicionale. “, është shprehur profesor Marku.

Mirëpo sipas tij, mediat e reja sot jetojnë në një treg të parregulluar. Profesor Marku e argumenton këtë me procedurën e marrjes dhe verifikimit të lajmit, por edhe me mënyrën e krijimit të një medieje të re, nga fillimi.

“Ka ndryshuar natyra e lajmit, do të duhet të mendojmë se çfarë është lajm. Ata që merren me mediat online e kanë kuptuar. Ka ndryshuar redaksia, profesioni i gazetarit, natyra e lajmit dhe thelbi i lajmit. Problemi është se jemi në një fazë kaotike, për të dhënë shërbime të specializuara. Domethënë, Beratin most a konkurrojë askush që hapet brenda tre ditëve dhe prodhon 10 lajme për të tërhequr vëmendjen dhe për t’i marrë klikimet. Në televizion nuk mund të bëhet kjo. Që të hapet një tv duhet të ketë një kapital të akumuluar, duhet të bëjë investime. Në këtë kuptim mediat online janë në një treg të parregulluar, abuziv.”, janë fjalët e Markut. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: mark markumediat online
Pas

Më në fund, këngëtari shqiptar publikon foton e parë të të birit

Para

Barcelona eliminohet nga “Liga e Kampionëve”, si e shpreh Rama gëzimin për fitoren e Juves (FOTO)

Para
Rilindja urbane e Gramshit, Rama e përzgjedh për “Mirëmëngjes” (FOTO)

Barcelona eliminohet nga “Liga e Kampionëve”, si e shpreh Rama gëzimin për fitoren e Juves (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.