Profesori dhe analisti i njohur Mark Marku, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka kritikuar kreun e opozitës Lulzim Basha se në këtë fushatë nuk po shtron në publik zgjidhje për çështje thelbësore për shqiptarët.
“Nuk është se shqiptarët kërkojnë lidera se këtu janë lidera janë të gjithë. Të qenit lider ne nuk na ngushëllon. Na ngushëllojnë disa probleme dhe pyetja themelore është: A po i shtron Basha në fushatë? Jo dhe dobët ose jo në mënyrë bindëse.Nuk ka ekip që të prezantojë, është vetëm Basha. Ka hequr orë nga disa objektiva që ka pasur mbështetje të paktën nga një kategori e cila shqetësohet për fatin e këtij vendi.
Në thelb problemet themelore të këtij vendi nuk po i shtron.”, tha Marku. (D.D/Shuplaka)