Themeluesi i rrjetit social më të fuqishëm në botë “Facebook” Marc Zuckerberg do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë Zuckerberg, sigurisht përmes “facebook-ut”.
“Priscilla dhe unë jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se po presim ardhjen në jetë të një vajze tjetër.
“Pas eksperiencës sonë të vështirë për të sjellë në jetë Max, nuk ishim të sigurt se çfarë të prisnim apo nëse në do ishim të aftë të bënim edhe një tjetër fëmijë. Kur Priscilla dhe unë morëm vesh lajmin, shpresa jonë e parë ishte që të jetë një fëmijë i shëndetshëm.
Shpresa ime e dytë ishte që të jetë sërish një vazjë. Nuk mund të mendoj për një dhuratë më të madhe se të kesh një motër, dhe unë jam i lumtur që Max dhe fëmija tjetër do ta kenë këtë mundësi.”, shkruan Zuckerberg.
Më tutje themeluesi i “Facebook” shton se mezi pret momentin e ardhjes në jetë të fëmijës së tij të dytë. (D.D/Shuplaka)