Klubi i Partizanit njofton se ka mbyllur me sukses tratativën me Marko Cetkoviç. Fantazisti malazes është përforcimi i radhës i 15-të herë Kampionëve të Shqipërisë, pasi ka firmosur sot kontratën me klubin e kuq.
Lojtari i cili spikati në kampionatin tonë përgjatë dy sezoneve me Laçin, rikthehet në Shqipëri pas eksperiencës 6 mujore në kampionatin boshnjak me skuadrën e Sarajevës. Mesfushori fantazist i cili do të mbaj në fanelë numrin 21 konsiderohet mjaft i vlefshëm për objektivat që skuadra ka në këtë sezon futbollistik fitimin e Titullit Kampion. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post