Analisti Mark Marku ka komentuar debatin politik duke thënë se Meta me daljen nga Kyesia e LSI mori një përgjegjësi me deklaratat e bëra.
“Duhet pranuar se Meta ka një lloj përgjegjësie politike dhe ai e ka treguar një përgjegjësi të lartë. Është treguar i përgjegjshëm, nuk mund të merrte një kosto të lartë. Normalisht ai dhe LSI ka bërë llogaritë e veta”,- u shpreh Marku në rubrikën Opinion.
Ai shkoi më tej duke thënë se me këtë qëndrim, Meta ka kuptuar edhe një rrezik për partinë e tij, pas shqetësimit të opozitës se disa influenca kriminale do të ndikojnë në zgjedhje.
“Meta ka kuptuar një rrezik të vetin për rrezikimin e zgjedhjeve, nëse do të manipuloheshin votat e opozitës do të manipuloheshin edhe të Metës”,-u shpreh Marku.
“Problemi është që ka pasur një situatë të jashtëzakonshme të kanabisit, para të mëdha të nxjerra në kanabisi, qeveria ka stimuluar këtë, mosbesimi qëndron tek Rama”,- vazhdoi Marku.
Pas darkës së të dielës te Pazari i Ri, LSI mblodhi Kryesinë e saj për të diskutuar mbi situatën politike në vend dhe në këtë takim u morën disa vendime shumë të rëndësishme. Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha hapur se LSI është gati t’i dorëzojë PD postet e saj në qeveri, madje dhe postin e kreut të Kuvendit, në mënyrë që opozitës t’i jepet garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lëvizja e Metës duket se ishte një lëvizje strategjike për të bindur PD të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo pasi Meta e tha hapur se LSI është gati për të vijuar bashkëpunimin me PS. Megjithatë, ai vuri si “kusht” që Rama të garantojë zgjedhjet. (M.D/ Shuplaka)