Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku pasi ka raportuar për gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2017 është përballur me pyetjet e deputetëve të opozitës.
Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi se Marku nuk u përgjigj për çështje të rëndësishme por po tregon përralla.
Noka tha se prokurorja është në komision në shkeljë të kushtetutës, madje e cilësoi “prokurore private”, të maxhorancës.
‘Këtu me përralla jo, zonja është shkelur në shkelje të kushtetutës. Këto janë çështjet që duhet të përgjigjiet zonja, jo të na tregojë përralla, e keni prokurore private”, tha Noka i cili e pyeti ndër të tjera nëse kishte të pandehur për ekstradimin e Nezar Seitit dhe pse nuk kapeshin trafikantët e drogës, por këtë e bënin vetën ndërkombëtarët.
Marku, gjithashtu u pyet nëse kishte marrë në pyetje kryeministrin Rama për ekspertimin e audio-përgjimit për Agron Xhafajn, përse nuk zbatonte ligjin antimafia për ministrin Xhafaj dhe nëse ishte marrë në pyetje ministrja e drejtësisë Gjonaj për ekstradimin e Nezar Seitit.
Por Marku për këto pyetje Marku u shpreh se ia ndalonte ligji që të ndërhynte në hetimin e çështjeve konkrete. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post